Ora News - Çmimet e larta të librave, studentët: Nuk mund t`i përballojmë

2019-11-11 1

#rtvora #oranews
Studentët e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e librave. Në Universitetin Politeknik, në programin e Inxhinierisë Mekanike tekstet vetëm për një semestër kushtojnë mbi 10 mijë lekë.

Student: ?Nuk i kam marrë të gjithë librat dhe përafërsisht kanë kushtuar mbi 100 mijë lekë të vjetra. Nuk është shumë e përballueshme për prindërit tanë, që nuk kanë mundësi ekonomike.?

Në pamundësi për të siguruar libra të rinj, ku vetëm një tekst mund të shkojë 3 mijë lekë, studentët detyrohen t`i marrin të përdorura, pasi i përfitojnë më gjysmë çmimi.

Student: ?Kushtuan rreth 60 mijë lekë sepse i bleva të përdorura, për shkak të çmimit të shtrenjtë.?

Një tjetër mundësi për t`ju shpëtuar çmimeve të kripura është edhe fotokopjimi, por ky veprim nuk lejohet në të gjitha fakultetet për shkak të së drejtës së autorit.

Studente: ?Ne i marrim gjysmat e librave të fotokopjuara por i blejmë përgjithësisht 35 mijë lekë, ka edhe libra që bëjnë 50 mijë lekë. Janë shumë të kushtueshme.?

Për studentët e gjuhë letërsisë, të cilëve për shkak të programit u duhen shumë vepra letrare, problem nuk përbëjnë vetëm çmimet por edhe mungesa e librave në bibliotekën e fakultetit. Tekstet aty janë në sasi të limituar dhe të pamjaftueshëm për të gjithë.

Studente: ?Janë të shpeshta rastet kur nuk i gjejmë librat.?

Tekstet e shtrenjta ishin një ndër problemet që studentët ngritën një vit më parë gjatë protestave. Madje ata adresuan akuza ndaj pedagogëve që i detyronin të blinin tekstet ku autorë ishin vetë ata.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cmimet-e-larta-te-librave-studentet-nuk-mund-ti-perballojme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp